Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e 14-vjeçarit Erald Xheja në Maliq. Sipas të dhënave të dy 14 vjeçarët janë takuar rastësisht ditën e djeshme në loklalin e fshatit Pirg.
Mësohet se konflikti mes tyre ka nisur 1 vit më parë. Ditën e djeshme ata janë ngacmuar me fjalët të tipit “pse më shikon” dhe më pas ka degraduar debati deri në përdorimin e thikës.
Policia e Korçës ka arrestuar tetë persona, ku përveç autorit është edhe babai e xhaxhai i tij, të cilët kanë fshehur thikën. Gjithashtu janë arrestuar edhe 4 shokët që ishin të pranishëm në ngjarje, si dhe një person tjetër që ishte me makinë.
Personat e arrestuar për vrasjen në Maliq:
Enedio Guri autori
Edison Guri
Roland Guri
Flori Çela
Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, arrestohet autori dhe 7 persona të tjerë