Policia e Korçës ka arrestuar Aleks Qiqin, 41 vjeç, autorin e dyshuar të plagosjes me thikë të 27-vjeçarit A. Kodra, ngjarje që ndodhi rreth orës 19:00 në fshatin Mollaj.
Qiqi, i cili mbeti i plagosur gjatë ngjarjes, është dërguar për mjekim në spitalin e Korçës, ndërsa i plagosuri ndodhet në gjendje stabile në reanimacion.
Mësohet se Qiqi ka precedentë penalë, duke përfshirë dënime për falsifikime, trafik droge dhe shkelje ligji edhe në Greqi. Ai ka dalë nga burgu së fundmi, ku vuante dënimin për trafik droge.









