Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona për kultivim të bimëve narkotike. F.S., 62 vjeç dhe Ç.Xh., 47 vjeç u arrestuan duke u kujdesur për bimët, veprim i dokumentuar edhe në pamje filmike, gjatë monitorimit me mjetet inteligjente dron.
Ata së bashku në prroin mes fshatrave Lukovë dhe Shën Vasil, në një zonë me bimësi të dendur dhe shkurre kishin kultivuar rreth 150 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 20 bimë narkotike, ndërsa pjesa tjetër e bimëve u asgjësua nëpërmjet djegies. Gjithashtu, u sekuestruan 3 telefona celular, vegla pune dhe sende të tjera që përdoreshin nga këta për këtë veprimtari kriminale.