Kremlini ka zbuluar se cilët zyrtarë do ta shoqërojnë presidentin Vladimir Putin në Alaskë në takimin me Donald Trump.
Delegacioni prej pesë anëtarësh përfshin:
-Ndihmësin presidencial, Yuri Ushakov
-Ministrin e Jashtëm, Sergei Lavrov
-Ministrin e Mbrojtjes, Andrei Belousov
-Ministrin e Financave, Anton Siluanov
-Kreun e Fondit Rus të Investimeve Direkte, Kirill Dmitriev
Ndërkohë samiti i presidentit rus dhe atij amerikan Donald Trump do të mbahet sonte në Alaskë.
Trump ka thënë se pret që Putin ta marrë seriozisht këtë takim dhe ka paralajmëruar për “pasoja shumë serioze” për Moskën nëse ai refuzon të ndërmarrë hapa drejt përfundimit të luftës.









