Pas dëmeve të shkaktuara nga zjarret në vend, Kryeministri Edi Rama ka garantuar ndihmë për të prekurit.
Ai u shpreh se shtëpitë e shkatërruara do të rindërtohen falas, ndërsa fermerët që humbën bagëtitë do të rifinancohen.
“Kujt humbi shtëpinë do t’ia rindërtojmë falas dhe kujt humbi krerët do t’ia rifinancojmë një më një”, shkroi Rama në rrjetet sociale.








