Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi u kap në flagrancë duke shpërndarë drogë në zonën bregdetare të Miramares.
Ai ra në sy për sjellje të dyshimtë, ndërsa pas ndërhyrjes së policisë iu sekuestruan tre doza kokaine.
Blerësit janë identifikuar si përdorues dhe janë raportuar në Prefekturë.
Shqiptari ndodhet në paraburgim, në pritje të gjykimit të shkurtuar dhe vendimit për masën e sigurisë.