Ditën e sotme presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe ai rus, Vladimir Putin zhvillojnë takimin e tyre historik në Alaska, të lajmëruar disa javë më parë. Ky takim ka si fokus përfundimin e luftës në Ukrainë.
Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar oraret kryesore të Presidentit Trump ku sipas agjendës mësohet se:
Në orën 6:45 të mëngjesit EDT (11:45 të mëngjesit BST), presidenti do të largohet nga Shtëpia e Bardhë dhe do të shkojë në Anchorage, Alaskë.
Rreth nëntë orë më vonë, në orën 11:00 sipas kohës lokale (8:00 BST), ai dhe Putini do të fillojnë diskutimet e tyre rreth konfliktit në Ukrainë.
Pas gati shtatë orësh bisedimesh, presidenti planifikon të largohet nga Anchorage në orën 17:45 sipas orës lokale (2:45 të mëngjesit BST).
Trump la të kuptohej dje se udhëheqësit evropianë mund të ftohen në një takim të mundshëm të dytë me presidentin rus, Vladimir Putin në të cilin ai tha se duhet të marrë pjesë edhe homolugu ukrainas, Volodymyr Zelensky.