Presidenti amerikan Donald Trump dhe ai rus Vladimir Putin po udhëtojnë së bashku drejt vendit të samitit në Anchorage, Alaska, duke ndarë të njëjtin automjet.
Ndryshe nga sa ishte paralajmëruar fillimisht, takimi nuk do të zhvillohet kokë më kokë.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, në tryezën e bisedimeve do të jenë të pranishëm nga tre përfaqësues për secilën palë.
Trump do të shoqërohet nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe i dërguari i posaçëm Steve Witkoff, ndërsa Putinin do ta shoqërojnë ministri i Jashtëm Sergei Lavrov dhe ndihmësi Yuri Ushakov.









