Presidenti amerikan Donald Trump ka mbërritur i pari në Bazën Ajrore Elmendorf në Anchorage, Alaska, ku do të zhvillohet takimi me homologun rus Vladimir Putin.
Fillimisht i parashikuar si takim kokë më kokë, Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se tani në bisedime do të marrin pjesë edhe këshilltarët kryesorë të të dyja palëve.
Trump do të shoqërohet nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe i Dërguari i Posaçëm Steve Witkoff.
Më pas, delegacionet do të zhvillojnë një drekë pune ku do të jenë të pranishëm edhe zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë, përfshirë Sekretarin e Thesarit, të Tregtisë dhe të Mbrojtjes.
Nuk është bërë e ditur arsyeja e ndryshimit të formatit të takimit.









