Një 34-vjeçar shqiptar u shpëtua nga karabinierët pasi po mbytej në pishinën e hotelit “Ermitage” në Jesolo, pranë Venecias.
Fillimisht ai dërgohet në spital në gjendje të stabilizuar.
Megjithatë, gjatë natës situata u përkeqësua dhe, pavarësisht përpjekjeve, humbi jetën më 11 gusht.
Identiteti i tij mbetet i panjohur; media italiane nuk raportoi asnjë emër.
Nisën hetimet për të kuptuar se si ai kishte hyrë në hotel nëse si mysafir, anëtar stafi, apo fshehurazi dhe nëse kishte konsumu-ar alkool, drogë apo po vuante nga ndonjë problem shëndetësor.
Mjeko-ligjorët po kryejnë ekspertizat për të përcaktuar shkakun e vdekjes.