-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, arrestohet autori dhe 7 persona të tjerë

Kryesoret

Ditën e djeshme 14-vjeçari Erald Xhejo u vra me thikë nga një bashkëmoshtar në ambientet e një lokali në fshatin Pirg në Maliq. Policia e Korçës ka arrestuar 8 persona që lidhen me vrasjen e tij.

Policia ka arrestuar autori 14 vjeç, së bashku me babin dhe xhaxhanë e tij, të cilët fshehën thikën me të cilin u krye krimi. Gjithashtu u arrestuan edhe katër të miturit që ishin të pranishëm gjatë konfliktit dhe tentuan të pengojnë zbulimin e të vërtetës.

U arrestua edhe një 34-vjeçar, gjithashtu i pranishëm gjatë konfliktit, i cili tentoi të largohet nga vendngjarja, në të njëjtin automjet me 14-vjeçarin.

Sekuestrohen mjeti prerës (thikë), automjeti me të cilin tentuan të largoheshin 2 shtetasit dhe 5 celularë. Ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit