Familja e 14-vjeçarit Enedio Guri që vrau bashkëmoshatarin e tij Erald Xhejo kanë braktisur banesën e tyre në fshatin Leminot. Ata janë larguar nga banesa e tyre për arsye sigurie. Ndërkohë përveç Enedios është arrestuar edhe babai dhe xhaxhai i tij Edison e Roland Guri, 44 vjeç.
Ata u arrestuan pasi ndihmuan 14-vjeçarin për të fshehën thikën, me të cilin u krye krimi. Gjithashtu edhe lokali ku ndodhi krimi është mbyllur dhe policia po punon për zbardhur rrethanat e ngjarjes.