-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrau me thikë bashkëmoshatarin, i mituri në gjendje të rënduar psikologjike

Kryesoret

Ditën e djeshme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq ku u vra me thikë 14-vjeçari Erald Xhejo. Ndërsa autori i vrasjes u shoqërua dje nga polica pasi doli nga spitali, ku edhe ai ishte lënduar.

Autori 14-vjeçari është në gjendje të rënduar psikologjike dhe kjo ka penguar që ai të merret në pyetje nga grupi hetimor për të zbardhur ngjarjen. Ditën e sotme pritet që në prezencë të avokatit, psikologut dhe familjarëve të sigurohet dëshmia e autorit të dyshuar të krimit, mbi të cilin rëndon akuza e vrasjes me dashje.

Sipas raportit të ekspertizës mjeko- ligjore, vdekja e 14 vjeçarit ka ardhur si pasojë e një goditje të vetme me thikë në zemër.

Policia e Korçës ka arrestuar përveç autorit edhe babain dhe xhaxhain e tij, të cilët kanë marrë thikën me të cilën u krye vrasja, e kanë larë dhe më pas e kanë fshehur, duke penguar hetimet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit