Nuk ka surpriza. Barcelona e nis aty ku e la duke ka marrë një fitore të pastër 0-3 në fushën e Majorkës në ndeshjen e parë të kampionatit spanjoll të futbollit.
Në minutën e 7’, Raphinha realizoi golin e parë pas një asistimi nga talenti Lamine Yamal.
Vetëm 16 minuta më vonë, në të 23’, ishte radha e Ferran Torres të dyfishonte avantazhin, duke çuar rezultatin në 0-2. Lamine Yamal vulosi triumfin me një gol personal.
Majorka u ndëshkua me dy kartonë të kuq, njëri ishte për sulmuesin shqiptar Vedat Murriqi.