Nga dosja hetimore mësohet se disa ditë para ngjarjes, autori ka kaluar me makinë në fshatin Zvirinë, ku ka bërë xhirime të gomave para lokalit të xhaxhait të viktimës dhe më pas është larguar.
Ditën e vrasjes, viktima së bashku me një shok shkuan në berberanë në fshatin Pirg, pranë lokalit ku ndodhi krimi.
Ata panë autorin duke kaluar me makinë dhe i fishkëllyen për të sqaruar situatën.
Autori ndaloi, zbriti nga makina dhe nisi debat, gjatë të cilit nxori një thikë.
Viktima u përpoq të mbrohej duke marrë një karrige dhe vendosur para trupit, por duke u tërhequr u pengua dhe në atë moment autori e goditi me thikë.
Ngjarja u regjistrua nga kamerat e sigurisë së lokalit dhe është pjesë e hetimeve në vazhdim.