Liderët europianë po përgatisin një deklaratë të përbashkët lidhur me takimin mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij rus Vladimir Putin, i cili u zhvillua në Alaskë dhe trajtoi situatën në Ukrainë.
Njoftimin e bëri të ditur kryeministri polak Donald Tusk përmes një postimi në rrjetin social X.
Ky dokument pritet të pasqyrojë qëndrimin e përbashkët të vendeve të BE-së në lidhje me zhvillimet e fundit dhe rëndësinë e stabilitetit në rajon.