Sot vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të herëpashershme, ndërsa në zonat malore verilindore dhe juglindore priten reshje shiu me intensitet të ulët, në disa raste edhe shtrëngata afatshkurtra.
Era do të fryjë nga juglindja në jugperëndim me shpejtësi deri në 8 m/s në zonat bregdetare dhe luginore.
Deti do të jetë i qetë me valëzim 1-2 ballë.