Partia Demokratike ka denoncuar një rast tjetër ndërtimi pa leje në Tiranë, konkretisht në rrugën “Dervish Luzha” pranë mbikalimit të “5 Majit”.
Qytetarët kanë njoftuar policinë dhe strukturat inspektuese, por sipas PD-së, nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e autoriteteve.
Banorët pretendojnë se zyrtarë shtetërorë marrin ryshfete nga pronarët e biznesit në objekt, duke lejuar kështu shkeljen e ligjit.
Partia Demokratike i bën thirrje Prokurorisë dhe organeve të tjera ligjzbatuese të ndërhyjnë urgjentisht për të ndaluar abuzimet dhe për të zbatuar ligjin pa përjashtime.









