Zona kufitare pranë Parkut Natyror të Gërmenjës në Korçë po përballet me situatë shqetësuese për shkak të disa riaktivizimeve të zjarrit.
Era ka ndihmuar që flakët të avancojnë drejt Rezervatit të Gërmenj-Shelegurit dhe piramidës së nummer 14, afër kufirit me Greqinë fatmirësisht pa prekur zonën e mbrojtur pyjore.
Për më tepër, shpërthime municioni janë dëgjuar nga vatra zjarri në zonën kufitare, duke rritur kompleksitetin e situatës.
Rreth 35 forca emergjence dhe civile ndodhen në terren për të vendosur kordone mbrojtëse dhe frenuar përhapjen e flakëve. Situata vijon të monitorohet me kujdes të shtuar.








