Kryeministri britanik Keir Starmer ka zhvilluar një tjetër bisedë telefonike këtë mëngjes me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Në thirrje morën pjesë edhe liderë të vendeve anëtare të NATO-s, të njëjtët që ishin përfshirë në telefonatën me Presidentin amerikan më herët. Ndryshe nga hera e parë, Donald Trump nuk ishte pjesë e kësaj bisede të dytë.








