-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump pas samitit me Putinin: Jemi shumë afër marrëveshjes, por Ukraina duhet të pranojë

Kryesoret

Presidenti amerikan Donald Trump tha se samiti me presidentin rus Vladimir Putin, i mbajtur të premten në Alaska, ishte “jashtëzakonisht produktiv” dhe e vlerësoi me “10 nga 10”.

“Ka qenë një takim shumë i ngrohtë mes dy vendeve shumë të rëndësishme.

Mendoj se jemi shumë afër një marrëveshjeje, por Ukraina duhet të bjerë dakord me të,” deklaroi Trump në një intervistë për Fox News.

Ai tha se qëllimi kryesor i takimit ishte “të shpëtojmë shumë jetë” dhe shprehu shpresë për një armëpushim të afërt, por shtoi se “nuk ka marrëveshje derisa të ketë një marrëveshje.”

Të dy liderët zhvilluan bisedime për rreth tre orë, në një përpjekje për të gjetur rrugën drejt përfundimit të luftës në Ukrainë, ndërsa theksuan se disa pika kyçe mbeten ende për t’u zgjidhur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit