-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zelensky reagon pas takimit Trump-Putin: Duhet paqe e vërtetë, jo një ndërprerje tjetër e luftës

Kryesoret

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar pas takimit mes presidentit amerikan Donald Trump dhe Vladimir Putin, duke theksuar se “duhet të arrihet paqja e vërtetë” dhe jo “thjesht një pauzë tjetër midis pushtimeve ruse”.

Komentet e tij vijnë pas dështimit të një marrëveshjeje armëpushimi që ishte diskutuar gjatë bisedimeve në Alaska, ku Zelensky nuk ishte i ftuar.

Në një deklaratë, Zelensky theksoi se presidenti amerikan Trump ka kërkuar një marrëveshje paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës, duke anashkaluar mundësinë e një armëpushimi të përkohshëm.

Ai shtoi gjithashtu se, gjatë një bisede telefonike me Trump, i ka kërkuar që “sanksionet ndaj Rusisë të forcohen” nëse nuk arrin një takim trepalësh ose nëse Rusia përpiqet të shmangë një përfundim të ndershëm të luftës.

SHBA dhe Ukraina po bëjnë thirrje për një takim mes Trump, Zelensky dhe Putin, por Kremlini ende nuk ka dhënë pëlqimin për një takim të tillë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit