Takimi i liderëve evropianë dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky përpara bisedimeve në Uashington ka përfunduar, tha të dielën ministri i jashtëm polak, duke shtuar se gjatë diskutimit ai theksoi se duhet të ushtrohet presion mbi Rusinë.
“Theksova se që të vijë paqja, duhet të ushtrohet presion mbi agresorin, jo mbi viktimën”. Shumë nga udhëheqësit do të udhëtojnë nesër për në Uashington për të marrë pjesë në takimin e Zelensky-t me Donald Trump.









