Një aksident fatal ka ndodhur sot në kilometrin 537.5 të autostradës Egnatia, në pikën e pagesës Iasmos në Greqi, ku një kamion u përplas me dy automjete të ndaluara në një radhë prej 600 metrash.
Përplasja shkaktoi zjarr dhe shpërthim të mjeteve, duke sjellë vdekjen e tre personave, të cilët u karbonizuan brenda njërit prej automjeteve.
Viktimat janë Viktor Bushi, 59 vjeç, banues në Metamorfosi të Athinës, Klarenc Kacaj, 61 vjeç, banues në Dhrapecona të Athinës, dhe Marianka Bushi Aliraj, 57 vjeçe.
Një person tjetër, Mardalena Kaçaj, 49 vjeçe, u plagos dhe u dërgua me urgjencë në spital.
Ajo u shpëtua nga kalimtarët që ndihmuan menjëherë në vendin e ngjarjes.