Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë që ndodhi sot në Shkodër me një viktimë dhe disa të plagosur. Altin Luli është 47-vjeçari që mbeti i vdekur paraditen e të hënës.
Policia njofton se në makinën elektrike ku udhëtonte viktima ishin edhe bashkëshortja dhe dy fëmijët e mitur, të cilët kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar për në Spitalin e Shkodrës.
Fatmirësisht raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Në aksident u përfshinë tre mjete, një kamion dhe dy makina.









