Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë pranë Ura e Kardhiqit, një 21-vjeçar, duke drejtuar automjetin, ka përplasur një 73-vjeçare.
E moshuara ndodhet në spital dhe sipas raportimeve është jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.









