-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump: Ukraina ta harrojë Krimenë dhe futjen në NATO

Kryesoret

Presidenti i SHBA-së,  Donald Trump, i dërgoi një mesazh Volodymyr Zelensky-t dhe Ukrainës  në një postim në Truth Social disa orë para takimit në Shtëpinë e Bardhë. Siç shkroi presidenti amerikan, Zelensky – të cilin ai e mirëpret më vonë sot në Shtëpinë e Bardhë – mund ta “përfundojë” luftën me Rusinë “pothuajse menjëherë”.

Në të njëjtën kohë, Trump përjashtoi çdo mundësi që Ukraina të rimarrë kontrollin e gadishullit të Krimesë, i cili u aneksua nga Rusia në vitin 2014, si dhe t’i bashkohet Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, NATO-s.

“Presidenti Zelensky i Ukrainës mund ta përfundojë luftën me Rusinë pothuajse menjëherë nëse dëshiron, ose mund ta vazhdojë luftën. Kujtoni se si filloi. Nuk ka asnjë mënyrë për të rimarrë Krimenë e dhënë nga Obama (12 vjet më parë, pa u qëlluar asnjë e shtënë), dhe për të pasur anëtarësim në NATO për Ukrainën. Disa gjëra nuk ndryshojnë kurrë”, parashikoi republikani nëpërmjet Truth Social.

“Mund t’i japë fund kësaj lufte menjëherë”- Sot takimi Trump-Zelensky

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit