Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili kritikoi gjyqtarin Hazbi Balliu për “çlirimin” e pallatit të konfiskuar ku do të vendosej Kadastra.
Bardhi thekson se vendimi i qeverisë së Ramës në vitin 2022 ka mbrojtur ndërtuesit e paligjshëm dhe se gjyqtarët dhe prokurorët thjesht zbatojnë ligjet e miratuara nga qeveria dhe Kuvendi.
“Edi Rama duket se harroi se vetë ka firmosur vendimin nr. 589, që ligjëron antishtetin dhe favorizon ndërtuesit e paligjshëm.
Gjyqtarët nuk miratojnë rregulla, por zbatojnë ligjet, pavarësisht nëse nuk u pëlqejnë,” tha Bardhi.