Osmani ka theksuar se konstituimi sa më i shpejtë i Kuvendit është një urgjencë shtetërore, duke e quajtur atë të nevojshëm për stabilitetin dhe përfaqësimin demokratik të vendit.
Sipas Presidencës, ky proces është kritik për adresimin e interesave të qytetarëve dhe për përballimin e sfidave globale që ndikojnë edhe në rajon.
Kjo deklaratë vjen pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese dhe vendosjes së datës për seancën konstituive të Kuvendit, që do të zhvillohet nesër në orën 11:00.
Presidenca ka apeluar që të gjithë deputetët të veprojnë me përgjegjësi dhe të bashkëpunojnë për të kaluar në procesin e konstituimit, duke e shmangur kështu çdo vonesë që dëmton kredibilitetin dhe zhvillimin e Kosovës.