-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pse Putini mund të mos takohet kurrë me Zelenskyn? Skenari

Kryesoret

Konsensusi mbi nevojën e një takimi dypalësh midis presidentëve të Rusisë dhe Ukrainës, Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky, ishte unanim në bisedimet e djeshme në Shtëpinë e Bardhë.

Por pak kohë më parë, kreu i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov dukej se i vuri frena pritjeve për një takim kokë më kokë midis Putinit dhe Zelenskyt së shpejti – “brenda dy javësh” ishte njoftuar nga kancelari gjerman Merz nga Uashingtoni – duke deklaruar në rrjetin shtetëror rus Rossiya 24 se një takim midis presidentëve të Ukrainës dhe Rusisë duhet të përgatitet mirë dhe jo për hir të mbulimit gazetaresk.

Edhe pse tha se Rusia është e hapur për takime si në formatin dypalësh ashtu edhe në atë trepalësh, Lavrov theksoi se “pika kryesore nuk është të ndiqen këto formate [të takimeve] për hir të mbulimit mediatik apo shfaqjeve në mbrëmje. Çdo kontakt që përfshin udhëheqës kombëtarë duhet të përgatitet me gjithë kujdesin më të madh”.

Kësaj i parapriu një koment nga këshilltari i Kremlinit, Yuri Ushakov se Putin dhe Trump, në telefonatën e tyre 40-minutëshe dje, diskutuan “idenë se do të ishte e përshtatshme të shqyrtohej mundësia e “përmirësimit” të nivelit të delegacioneve nga pala ukrainase dhe ruse – domethënë, përfaqësuesve që marrin pjesë në negociatat e drejtpërdrejta të lartpërmendura”, vuri në dukje Ushakov në një video të postuar në Telegram.

Por ky “përmirësim” nuk do të thotë që takimi do të zhvillohet në nivelin më të lartë. “Në gjuhën e Kremlinit”, siç komenton CNN, kjo do të thotë se nuk është gati” për një takim kokë më kokë midis Putinit dhe Zelenskyt, “dhe ndoshta nuk do të jetë kurrë”.

Lufta, siç na kujton rrjeti amerikan, filloi me njohjen nga Putini të pjesëve të Ukrainës (republikat e vetëshpallura Popullore të Donetskut dhe Luhanskut) si të pavarura, duke i quajtur ato “territoret tona historike”.

Putini ka argumentuar se Ukraina është “një pjesë e patjetërsueshme e historisë, kulturës dhe hapësirës shpirtërore [të Rusisë]” dhe se ndarja e saj nga Rusia është një “gabim historik”.

Putini tashmë e ka marrë atë që donte, domethënë një rrugëdalje nga izolimi ndërkombëtar, me takimin e tij dypalësh në Alaska me Trumpin, të cilin e konsideron të barabartë me të. Dhe një takim me Zelenskyn do të ishte i papajtueshëm me botëkuptimin dhe qëllimet e luftës të presidentit rus.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit