Dy vatra zjarri kanë shpërthyer brenda pesë orëve në Pogradec dhe Devoll, për shkak të rrjetit elektrik të amortizuar.
Ngjarja e parë ka ndodhur dje në orën 12:00 në fshatin Stropckë të Pogradecit, ku një shkëndijë elektrike nga shtylla e tensionit të lartë dyshohet se ka shkaktuar zjarr, duke djegur një sipërfaqe toke me bimë.
Pas pesë orësh në fshatin Gracë të Devollit për shkak të rrjetit elektrik të amortizuar, ka shpërthyer një zjarr në magazinën e Dh. D., 43 vjeç.
Nuk ka pasur viktima dhe dëmet janë materiale.









