Janë publikuar foto nga brenda Zyrës Ovale, me Trump, Zelensky dhe udhëheqës evropianë. Presidenti amerikan u takua dje në Shtëpinë e Bardhë me presidentin ukrainas dhe udhëheqësit evropianë, në një përpjekje për të gjetur kushtet që do të çojnë në përfundimin e luftës në Ukrainë.
Fillimisht, Trump dhe udhëheqësit evropianë zhvilluan një diskutim me kamera të hapura, pak përpara se të zhvendoseshin në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, ku diskutuan pas dyerve të mbyllura.
Fotot nga Zyra Ovale u bënë objekt komentesh në mediat sociale, ku shumë veta thanë se Trump duket “si një mësues me nxënësit e tij”.
📸 Scenes from the Oval Office on an historic day pic.twitter.com/ijs75dayYf
— Rapid Response 47 (@RapidResponse47) August 19, 2025









