Situata e Kristjan Asllanit ka ndryshuar papritur. Mesfushori ishte në bisedime me Bolonjën për një transferim, por mungesa e akordit për pagën ka bllokuar marrëveshjen.
Asllani kërkon 2 milionë euro në vit, ndërsa Bolonja ofronte 300 mijë euro më pak.
Në këtë ngërç ka hyrë Torino, që sipas “Sky Sport” është gati të përmbushë kërkesat financiare të lojtarit.
Kontakti mes palëve po intensifikohet dhe pritet të rifillojnë edhe bisedimet me Interin për të mbyllur transferimin.