Nuk ka surpriza. Ka dështuar sërish Kuvendi i Kosovës që të zgjedhë kryetarin e ri të Kuvendit. Partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar fillimisht në nisje të seancës Albulena Haxhiun për postin e kryeparlamentares.
Për të votuan 57 pro, 56 ishin kundër dhe 3 abstenim. Glauk Konjufca e propozoi Donika Gërvallën për kryeparlamentare, pasi Haxhiu dështoi të zgjidhej. Kjo shkaktoi të qeshura në Kuvend, kurse Konjufca iu drejtua partive të tjera “mos qeshni, por votojeni”.
Por edhe Gërvalla mori vetëm 57 vota, që janë të pamjaftueshme. Kriza vazhdon. Seanca e radhës në 22 gusht është caktuar. Kuvendi ka afat 30 ditë për zgjedhjen e kryetarit të ri.