-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministria e Mbrojtjes: 12 vatra zjarri në vend, 6 të shuara, 2 ende aktive

Kryesoret

Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot se në vend janë raportuar 12 vatra zjarri, ku 6 janë shuar plotësisht, 4 po mbahen nën monitorim dhe 2 të tjera janë ende aktive.

Vatrat e izoluara ndodhen në Rrogozhinë, Tropojë, Dibër, Vlorë dhe Tiranë.

Ndërkohë, vatra aktive raportohen në Fushë-Arrëz dhe në disa fshatra të Tiranës, ku ndërhyrja e zjarrfikësve dhe forcave bashkiake ka ndihmuar në minimizimin e flakëve.

Gjithashtu, zjarre po mbahen nën kontroll në Parkun Natyror Gërmenj dhe pranë Fabrikës së Çimentos në Fushë-Krujë.

Në fshatin Lapardha, Kotë, është riaktivizuar një vatër zjarri dhe vijon të jetë aktive, pavarësisht ndërhyrjes së shërbimit zjarrfikës.

Ministria njofton se situata është nën vëzhgim të vazhdueshëm dhe po merren masa për parandalimin e përhapjes së flakëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit