Për shkak të motit të keq që pritet të përfshijë Vlorën në dy ditët e ardhshme autoritetet portuale kanë ndaluar daljen në det të mjeteve të vogla lundruese dhe atyre të peshkimit në gjirin e Vlorës dhe Himarës, duke nisur nga ora 10 e mëngjesit të së enjtes.
Anijet e transportit ndërkombëtar do të vazhdojnë të operojnë normalisht.
Ky vendim synon parandalimin e rreziqeve nga kushtet e pafavorshme atmosferike.
/5pyetjet.al