-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndërron jetë Frank Caprio, gjyqtari më i mirë në botë

Kryesoret

Frank Caprio, gjyqtari i njohur amerikan dhe yll i rrjeteve sociale, ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare, pas një beteje me kancer pankreatik.

Lajmin e bëri të ditur familja e tij përmes Instagramit zyrtar të Caprios.

I njohur për drejtësinë e tij të ngrohtë dhe stilin unik, Caprio drejtoi për dekada gjykatën në Providence, duke marrë vendime me shumë dhembshuri dhe humor ndaj njerëzve që u paraqiteshin.

Emisioni i tij “Caught in Providence” u bë shumë i njohur në mbarë botën, me miliarda shikime në rrjete sociale, duke i dhënë atij nofkën “gjyqtari më i mirë në botë”.

Pas diagnostikimit në vitin 2023, ai u tregua i fortë dhe kërkoi mbështetjen e ndjekësve. Caprio la pas gruan Joyce, pesë fëmijët, nipërit, mbesat dhe breza të tjerë të familjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit