Regi Lushkja do të vazhdojë karrierën në Iran, te Tractor FC. Egnatia konfirmoi se është arritur marrëveshja me klubin iranian, ku kanë luajtur edhe më parë Sokol Cikalleshi e Ditmar Bicaj.
Edhe pse u përfol se Lushkja mund të transferohej në Ukrainë apo Turqi, ai ka zgjedhur Iranin si destinacion.
Klubi e falënderoi për kontributin dhe i uroi suksese në sfidën e re.
29-vjeçari ka nisur karrierën te Besa dhe ka luajtur edhe për Laçin, Sheriff Tiraspol, Tiranën dhe Egnatinë.
Sezonin e fundit ishte ndër lojtarët më aktivë të Egnatias, me 46 ndeshje dhe 16 gola të shënuar.
Në Iran do të ndeshet edhe me Jasir Asanin, që luan për Esteghlal.