Policia e Tiranës ka dhënë detaje të reja në lidhje Daniel Shimën, ish-zëvendës drejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t, që dje u denoncua nga familja i zhdukur dhe disa orë më pas u paraqit vetë në komisariat.
Sipas policisë Shima është paraqitur në komisariatin nr.1 në 2 të natës pasi u raportua i zhdukur nga familjarët. Ai ka dëshmuar se është larguar me dëshirën e tij.
“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për kallëzimin e shtetases M. Sh, për humbjen e kontakteve me djalin e tij, shtetasin D. Sh., 34 vjeç, bëjmë me dije se rreth ores 02:00, ky shtetas është paraqitur në Komisariatin e Policise Nr. 1 dhe ka deklaruar se ishte larguar me dëshirën e tij”, njofton policia.









