Ukraina ka prezantuar raketën më të re lundruese të quajtur “Flamingo”, e cila, sipas autoriteteve, është gati për prodhim serik.
Me një rreze veprimi deri në 3.000 kilometra dhe një kokë shpërthyese prej 1000 kilogramësh, kjo raketë konsiderohet një nga arritjet më të avancuara të industrisë ushtarake ukrainase.
Presidenti Volodymyr Zelensky tha se “Flamingo” ka përfunduar me sukses të gjitha testimet dhe se pritet të prodhohet në sasi të mëdha deri në fund të vitit.
Ai theksoi se saktësia e saj është e lartë, me një devijim maksimal prej vetëm 15 metrash nga objektivi.
Ky zhvillim vjen në vazhdën e përpjekjeve të Ukrainës për të forcuar kapacitetet e saj ushtarake me prodhime vendase, përfshirë edhe raketat balistike të tipit “Sapsan”.









