FBI ka bastisur mëngjesin e sotëm banesën e ish-këshilltarit për Sigurinë Kombëtare të Donald Trump, John Bolton, në Bethesda, Maryland, në kuadër të një hetimi për dokumente të klasifikuara. Operacioni është urdhëruar nga drejtori i FBI-së, Kash Patel, dhe nisi rreth orës 07:00.
Sipas burimeve amerikane, bastisja lidhet me një hetim të nisur vite më parë, por që ishte pezulluar nga administrata Biden. Bolton nuk është arrestuar, por nga kontrolli janë sekuestruar disa materiale, përfshirë një armë zjarri dhe dokumente që po verifikohen.
FBI ka theksuar se “askush nuk është mbi ligjin”, ndërsa hetimet për këtë rast të ndjeshëm të sigurisë kombëtare vijojnë.