-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Fëmijët mbi trupin e nënës, e vrau babai’ – Dëshmi tronditëse

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga krimi në familjen shqiptare. Komuniteti lokal i Volosit është i tronditur nga vrasja brutale e një gruaje 36-vjeçare nga bashkëshorti i saj 40-vjeçar mëngjesin e 22 gushtit.

Ekzekutoi gruan, daja: Nipi është me kartelë

Sipas informacioneve, pak para orës 11:00, vajza e çiftit telefonoi Qendrën e Reagimit ndaj Emergjencave duke kërkuar ndihmë dhe duke thënë se babai i saj e kishte plagosur me mjet prerës nënën e saj në apartamentin e familjes në rrugën Konstanta.

Oficerët e policisë që nxituan në vendngjarje gjetën trupin e pajetë të gruas në hyrje të pallatit, me lëndime në qafë dhe brinjë. Pranë saj ishin tre nga katër fëmijët, dy vajza të moshës 16 dhe 6 vjeç dhe një djalë 13 vjeç. Sipas dëshmive të tyre, prindërit kishin debatuar intensivisht që nga mëngjesi.

Policia deklaron se 40-vjeçari është akuzuar në të kaluarën, ndër të tjera, për organizatë kriminale, si dhe shkelje të ligjeve për drogën, ndërsa më 28-06-2025, ai u transferua me urdhër të prokurorit në një klinikë për ekzaminim psikiatrik, ku mbeti për shtrim në spital.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit