-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata e Posaçme refuzon zëvendësimin e masës “arrest në burg” ndaj Ilir Metës

Kryesoret

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur që Ilir Meta të mbetet në arrest burg, duke refuzuar kërkesën për zëvendësimin e kësaj mase me një masë më të lehtë.

Arsyeja kryesore është rreziku i “helmimit të provave”, pasi shumë dëshmitarë që do të pyeten gjatë gjykimit janë të lidhur me subjektin politik ku Meta ka funksione drejtuese. Gjykata thekson se pushteti dhe ndikimi që ai ka mund të ndikojë tek dëshmitarët dhe të manipulojë provat.

Gjithashtu, edhe pse hetimet paraprake janë përfunduar dhe Meta është njoftuar zyrtarisht për akuzat, kjo nuk e zvogëlon rrezikun që ai të ndikojë në procesin e gjykimit, pasi provat më të rëndësishme do të merren gjatë shqyrtimit gjyqësor.

Meta akuzohet për vepra të rënda, si korrupsion pasiv në disa raste, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.

Në përfundim, gjykata vlerëson se masa e “arrestit në burg” është proporcionale dhe e domosdoshme për sigurinë e procesit gjyqësor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit