Policia e Bulqizës ka vënë në pranga K. H., 22 vjeç, banues në Bulqizë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.
Gjykata e Salernos e ka dënuar me 9 vite e 3 muaj burg për veprën penale “Vjedhja”, me vendim të datës 29 prill 2025.
Aktualisht, Interpol Tirana po bashkëpunon me autoritetet në Itali për përfundimin e procedurës së ekstradimit.