Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, deklaroi se Presidenti Vladimir Putin është i përgatitur të zhvillojë një takim me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky, sapo të përcaktohet axhenda e samitit.
Ai theksoi se deri tani nuk është planifikuar ndonjë takim dhe se dy liderët nuk janë takuar personalisht që nga viti 2019.
Propozime për një takim janë bërë disa herë gjatë viteve me qëllim arritjen e një armëpushimi.
Së fundmi, Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se po punon për organizimin e kësaj takimi pas samitit SHBA-Rusi në Alaska.
Lavrov shtoi se Rusia ka qenë fleksibile në disa pika, por Zelensky ka refuzuar disa nga parimet e propozuara për përparimin e paqes.