Ditën e premte priten kushte atmosferike të paqëndrueshme me reshje shiu, kryesisht në veriperëndim dhe gradualisht në pjesën tjetër të vendit.
Reshjet do të jenë kryesisht të ulëta deri mesatare, por në zonat e Shkodrës, Lezhës, Durrësit dhe Tiranës priten shtrëngata dhe stuhi me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Era do të fryjë me shpejtësi mesatare 8 m/s, duke arritur deri në 20 m/s në zonat bregdetare dhe luginore.
Valëzimi në det do të jetë 4-5 ballë.
Këshillohet kujdes për lëvizjet dhe ndjekja e njoftimeve meteorologjike.


 
                                    





