-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia jep detaje për arrestimin e Ramadan Zotos: Në pranga edhe bashkëpunëtori

Kryesoret

Policia ka arrestuar në Korçë Ramadan Zoton, 43 vjeç, i shpallur në kërkim për plagosjen me armë të dy personave në Sarandë, më 17 korrik 2025. Ai u kap i armatosur, në kuadër të operacionit “Stuhia”.

Në pranga ra edhe Arben Ismailaj, 50 vjeç nga Fieri, që strehoi Zoton dhe ndihmoi në fshehjen e tij.

Nga kontrolli në banesën e Ismailajt u sekuestrua një arsenal armësh: 4 pistoleta, 1 automatik, silenciator, dylbi nate, dron dhe 600 fishekë luftarakë.

Të dy do të përballen me akuza të rënda për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit