-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqiprim Pula: Po kërcënohemi

Kryesoret

PO KËRCËNOHEMI

▪️Një grup i vogël individësh perëndimor, të veshur me petkun diplomatik, e të quajtur diplomatë, të organizuar dhe në reagim të orkestruar, përmes deklarimeve të shprehura dhe të shkruara, sulmojnë organet kushtetuese të Republikës!
▪️Ky grup i vogël individësh perëndimor diplomatësh, vendim-marrjen e KQZ-së, janë duke e keqinterpretuar dhe po e nxjerrin jashtë kontekstit, vetëm e vetëm për të tentuar të çojnë kërcënime tek PZAP-ja dhe Gjykata Supreme, për ‘srpska lista’!
▪️Ju, diplomatë, duhet t’i motivoni e mbështesni kandidatët, iniciativat e partitë politike serbe (10 – 12 sosh) për t’a ruajtur pluralizmin dhe demokracinë mbrenda serbe.
▪️Ju, diplomatë, në vend se të shqetësoheni për standardet e demokracisë tek pakica serbe, ju, përmes orkestrimeve të shkruara po dërgoni kërcënime, për ‘srpska lista’!!!
▪️Ju, diplomatë, a e kujtoni sulmin e armatosur kundër rendit kushtetues dhe integritetit territorial të Republikës, me datë 23 Shtator, 2023?
▪️Ju, diplomatë, a nuk i keni parë provat e grumbulluara si dëshmi për këtë organizatë politiko-ushtarake, e quajtur ‘srpska lista’?
Mosni, mos n’a kërcënoni.

🔭 Një informacion për ju, diplomatë..
Sot, në Shkup, partitë sllavo maqedonase përmes votimit në KQZ, i paskan mbivotuar përfaqësuesit Shqiptarë, për t’a ulur numrin e këshilltarëve në Komunat me shumicë Shqiptare. Në Maqedoni, a do të kërcënojnë diplomatët perëndimor? apo në Maqedoni do të orkestrojnë të tjera deklarime e të tjera standarde demokratike?!

#ZotieBekoftëRepublikëneKosovës

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit