-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I prenë veshin 21-vjeçarit, si nisi sherri në Tiranë?

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë ndodhur në Tiranë, ku tre persona dhunuan rëndë një 21-vjeçar.

Florjan Faslia, Mentor Daja dhe Samuel Tahiraj pas një konflikti që kanë pasur me 21-vjeçarin, që zanafillën e  ka pas në rrjetet sociale i kanë shkuar pranë banesës dhe e kanë dhunuar me sende të forta.

I riu ka pasur shenja të dukshme dhune në fytyrë dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë policia arrestoi tre autorët që akuzohen për “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Specialistët  për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Mihal Popi”, kishte ndodhur një konflikt gjatë të cilit ishte dëmtuar me sende të forta një shtetas, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i veprimeve të shpejta u identifikuan dhe u vunë në pranga shtetasit: F. F., 18 vjeç, M. D., 21 vjeç dhe S. T., 19 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Këta shtetas, në rrugën “Mihal Popi” pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin M. B., 21 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të rënda. Aktualisht, 21-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet u referuan Prokurorisë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit