Bashkëshortja e presidentit turk, Emine Erdogan, i ka dërguar një letër ish-Zonjës së Parë të SHBA-ve, Melania Trump, ku i bën thirrje të reagojë për krizën humanitare në Gaza, njësoj si për fëmijët ukrainas.
Duke përmendur letrën që Trump i kishte dërguar presidentit rus Putin për jetimët ukrainas, Erdogan thekson se edhe fëmijët palestinezë meritojnë “liri, gëzim dhe një të ardhme të denjë”.
Ajo e fton Melania Trump të dërgojë një apel drejtuar kryeministrit izraelit Netanyahu për t’i dhënë fund situatës në Gaza, duke e cilësuar këtë si një “përgjegjësi historike”.